Çelja e negociatave, Rama: U tregua respekt për Shqipërinë, popullin dhe përpjekjet e qeveria

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi “Live” me qytetarët ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë është shprehur se “Po-ja” e BE vjen pas një “Po” të dhënë në konferencën e donatorëve  që erdhi në shenjë respekti për Shqipërinë.

“Jemi te pandashëm. Përveçse jemi anëtar të familjes shqiptare. Sot na jepet mundësia të kuptojmë se sa shumë. Na kujton sa e cmuar është jeta. Të kuptojmë vlerën e njëri tjetrit. Ta shohim këtë errësirë sa e çmuar është drita e familjes. Një dhuratë e paçmueshme ku e përditshmja jonë na rrëmben dhe harrojmë të kujdesemi për të pa pushim. Ta shohim këtë errësirë që na ndihmon të kuptojmë sa i madh mund të jetë vullneti ynë. Sa e madhe është rezerva e energjive tona.

“Po” e njëzëshme e 47 shteteve të BE vjen pas një tjetër Po je e konferencës së donatorëve ku një zëri BE dhe plotë vende të tjera na dha respekt që shkon përtej bamirësisë. Respekt për Shqipërinë, njerëzit dhe përpjekjet që ta bëjmë këtë vend një shtet në familjen e BE. Kam marrë mesazhe për masat shtrënguese që kemi marrë dhe për shpejtësisë kundër luftës ku jemi përfshirë. Shqipëria do të dal kryelartë nga kjo luftë. Respekti për këtë vend do të rriten e dhe më tej. Kjo do të jetë rrjedhojë jo qëllim. Për vete jo për BE. Për Shqipërinë për të merituar respektin e  fëmijëve tanë. Mënyrën se si ne e bëmë këtë luftë. Mi bëni hallall apelet e mesazhet e mija ku shpesh kanë tone të forta. Mi bëni hallall kujtesat pa pushim për të këqijat që na rrezikojnë. Nuk dua t’ju mërzis por jam i detyruar që të shkojë deri në bezdi me komunikime të shpeshta se dua të përcjellë shqetësimin e madh që kam për ju ët gjithë bashkë. “ tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/330451624578759/
Shpërndaje