Reshjet e orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa rrugë në periferi dhe fshatra të Bashkisë së Shkodrës.Sa herë që bie shi ndodh e njëjta situatë në rrugën e Fshatit të Ri në njësinë administrative të Postribës.
Pellgjet e mëdha me ujë sjellin vështirësi në lëvizjen e banorëve. Në këtë segment nuk është ndërhyrë asnjëherë, ndërsa janë vetë ata që mundohen ta mirëmbajnë, duke hedhur qakull dhe zhavor për të mbyllur gropat, por në ditet me reshje e kanë shumë të vështire kalimin në këtë rrugë.
E mori emrin “Fshati i Ri”, në njësinë administrative Postribë, pasi u formua nga ndërtimet e reja të tri dekadave të fundit, por rruga mbeti pa u rregulluar edhe sot e kësaj dite.