Kolektori kryesor i qytetit të Shkodrës, pranë Prokurorisë, që shërben për evadimin e ujërave, është kthyer në një vend depozitimi mbeturinash, por edhe në pellg të ujërave të zeza.
Bllokimi i kolektorit është një rrezik për qytetin në kohë me shi, por nga ana tjetër i rrezikshëm edhe për shëndetin e njerëzve. Në një gjatësi prej më shumë se 500 metra, ky kolektor shërben si landfill mbeturinash të rrezikshme.
Kolektori kryesor i qytetit tw Shkodrës u la përgjysëm rreth 25 vite më parë duke ia trashëguar drejtuesit e bashkise njëri – tjetrit.
Ai është kthyer në rrezik për jetën e qytetarëve nga ndotjet e shumta që janë depozituar ndër vite.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër po vijon punën për pastrimin e kolektorëve në disa lagje të qytetit, që kishin 30 vite pa u pastruar dhe të bllokuar nga ndërtimet pa leje.