Për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi në vend, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se duke nisur nga 23 marsi do të ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Rinasit.
Përjashtim do të bëjë vetëm kompania Air Albania e cila vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.
Aeroporti do mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturimi tjetër në kuadër të kapërcimit të krizës së krijuar nga koronavirusi.
Njoftimi:
Nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet, përveç kompanisë Air Albania që vazhdon të fluturojë për dhe nga Stambolli.
Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19), sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil duke filluar nga data 23 Mars 2020, ndërpriten të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës deri në një njoftim të dytë. Vetëm Air Albania do të vazhdojë fluturimin për dhe nga Stambolli.
“Aeroporti mbetet i hapur për të gjitha fluturimet humanitare, fluturimet e riatdhesimit, fluturimet e ngarkesës së mallrave dhe çdo fluturim tjetër që i shërben lehtësimit dhe kapërcimit të kësaj sfide të madhe për të gjithë ne”, tha Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Dr. Constantin von Alvensleben.
Për veprime të mëtejshme, këshillojmë pasagjerët që të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport