Duke nisur nga data 2 tetor janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane. Në Shkodër ka patur interes të lartë, duke dëshmuar edhe këtë vit ëndrrën e shqiptarëve për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çdo ditë, qytetarë të ndryshëm i drejtohen shërbimeve të posaçme për kryerjen e këtyre aplikimeve.
Ivziku ka apeluar për më shumë kujdes pasi të shumtë kanë qënë qytetarët që janë gënjyer nga faqe pirate.
Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024.