Nga java tjetër pritet të nisin punimet për transformimin Zdrales.
Faza e parë e punimeve do të nisë nga sheshi në Parrucë – rruga “Hamz Kazazi” deri tek markata e peshkut.
Investim do të bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare .
Faza e parë e projektit parashikon rikonceptimin e sheshit pranë Xhamisë Parrucë. Rikualifkimin e pallatit te Zig-Zag-u duke i dhënë një pamje të re e kushte më të mira për zhvillim bizneseve të katit të parë.
Shtrimin me kalldrëm të rrugës dhe krijimin e ishujve të pushimit gjatë rrugës. Trajtimin e fasadave të ndërtesave private për të t’i dhënë një pamje sa më uniforme rrugës.
Krijimin e një merkatoje peshku moderne si godinë e pajisje.
Arredimin urban të një sheshi simpatik te kryqëzimi pranë merkatos së re të peshkut.