Pamjet mahnitëse, ajri i pastër, njerëzit mikpritës dhe ushqimi bio kanë bërë që zona e Kelmendit të jetë e frekuentuar edhe në këto ditë të fund shtatorit.
Të shumtë janë edhe të apasionuarit e motorëve, të cilët alpet i kanë pjesë të Turit Ballkanik.
“Jam nga Austria dhe është hera e parë. Duket shumë bukur.
Jemi nga Austria. Kemi ardhur me mikun tim. Kjo është hera e parë dhe duket tërheqëse.
Po më pëlqen shumë rruga, sepse e pershkojmë me motor.
-Jam nga Zvicra. Na pëlqen shumë. Ështe hera e dytë që vijmë”, shprehen vizitorët.
Kelmendi është një nga zonat me bukuri të pafundme natyrore duke nisur nga Leqet e Hotit e përtej.
Tamara mbetet një pikë e preferuar e turistëve që vizitojnë Alpet.