Ndonëse në qytetin e Shkodërs po shtohen semaforët me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e qarkullimit, sërish shenjat e semaforit nuk po respektohen nga këmbësorët, por edhe nga automjetet.
Kjo ishte situata sot tek semaforat e vendosur pranë sheshit të “Parrucës”.
Qytetarët e pranojnë se e kanë pak të vështirë përshtatjen me semaforët, por e vlerësojnë si diçka pozitive vendosjen e tyre .
Policia rrugore ka nisur të vendosë gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, por një gjë e tillë akoma nuk po aplikohet tek këmbësorët.
Në nenin 188 të Kodit të ri Rrugor thotë se këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë.