Bashkia Shkodër ka nisur punën për ndërtimin e ambjenteve sportive të shkollës njeherësh dhe konviktit “Prenkë Jakova”. Drejtori i konviktit Ervin Gjini bën me dije se pas ambjenteve sportive do të nisë investimi edhe në ambjentet e brendshme të konviktit.
Në kohën e ndërhyrjeve nxënësit e regjistruar do të transferohen në një tjetër godinë thonë Gjini duke marrë të njëjtat shërbime me godinën ekzistuese. Puna për ambjentet sportive do të zgjasë 2 muaj dhe kushton rreth 11 mln lekë të reja.
Ndërkohë që investimi në godinën e konviktit do të nisë menjëherë pas hpalljes së tenderit fitues.