Mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër/ Banorët: Situata është shumë e rëndë, sidomos kur digjen…

Shpërndaje

U bë një kohë e gjatë që mbetjet inerte janë rikthyer pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në periferi të Shkodrës, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët.

Fillimisht banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjeçar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.

Përveç rrezikut që përballen banorët nga prania e mbeturinave, aty ndodhen edhe varrezat e dëshmorëve të atdheut duke treguar një mungesë respekti totale për kontributin e atyre të cilët prehen në atë vend. RTSH kontaktoi me zyrën e medias pranë Bashkisë Shkodër e cila tha se përgjegjësia është e IKMT Rajoni Shkodër, ndërsa të kontaktuar, këta të fundit ia kalojnë topin qeverisjes vendore.

Shpërndaje