Haki Çako emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka emëruar Haki Çakon si drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, institucion i cili u formua pas ndryshimeve strukturore qe iu bë Emergjencave Civile.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 24, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Haki Çako emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Shpërndaje