Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “Ndoc Mazi,” informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” për drejtuesin e automjetit, shtetasin V. P., 46 vjeç.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin E. S., 39 vjeç, pasi u kap nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit E. R., 29 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 57-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materiale në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasve R. H., 64 vjeç dhe K. H., 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.08.2024, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.