U ekzekutua nga policia serbe, trupi i Faton Hajrizit mbërrin në Kosovë…

Shpërndaje

Trupi i Faton Hajrizit është sjellë në Kosovë në orët e para të ditës së sotme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka konfirmuar se është se tashmë ka arritur trupi i një shtetasi të Kosovës që dyshohet se është i vrarë në Lloznicë.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Faton Hajrizi u vra në Lloznicë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri më 18 korrik.

Shpërndaje