Lëvizja e mjeteve motorike në pedonalen e molos vijon të jetë shqetësuese për kalimtarët.
Qytetarët, të cilët dalin shpesh për të ecur, shprehen se kjo gjë nuk është normale dhe kërkojnë që këto mjete të mos lëvizin në këtë pedonale.
Pedonalja e urës së Bunës është mjaft e frekuentur kryesisht gjatë stinës së pranverës dhe verës, ku numri i qytetarëve që shëtisin përgjatë kësaj shetitore eshte i lartë, ndaj lëvizja me mjete motorrike kthehet në një problem shqetësues për qytetarët shkodranë.
Ndersa një prej shkaqeve kryesore të dëmtimit të urës se vjetër të Bunës është edhe kalimi i mjeteve motorike mbi urë.