Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, miku që u bë rival me Ervis Martinajn
Pas megaoperacionit policor, Metamorfoza 2 ku u zbardhën biseda në Sky Ecc të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u arrestua në Belgjikë. më 18 maj 2024
Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt i cili rezulton të jetë i zhdukur – dhe ende nuk dihet fati i tij – prej gushtit të vitit 2022, kur u bë denoncimi në polici prej xhaxhait të tij për humbjen e kontakteve.
Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës.
Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon. Përveç krahut të tij të djathtë, Martinajt i është ekzekutuar Fabjol Gaxha në përplasjen e bllokut si dhe kushëriri i tij Brilant Martinaj në korrikun e vitit 2022. Ndërkohë Leonard Duka është arrestuar në Belgjikë, falë Interpol dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri.