Termet i fortë në Shqiperi, lëkundjet ndihet në disa qytete…

Shpërndaje

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 02:42 në disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 5.1.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Shkodët, Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.

Paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.

Shpërndaje