DVP Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasit A. M., 36 vjeç dhe A. H., 28 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre.
Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim K. I., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
DVKM Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 42 vjeç, banues në fshatin Marshej, pasi në PKK Hani i Hotit, në hyrje, ka tentuar të kalojë një mjet lundrues dhe një karrel, pa dokumentacion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.