A do të shtyhet pagesa e energjive elektrike? Rama: Rrezikojmë black-out, kush qëndron në shtëpi do e paguajë me pagën

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë personat që janë shkëputur nga puna për shkak të situatës me koronavirusin, deklaroi se do të marrin pagat në fund të muajit dhe me to mund të paguajnë detyrimet, siç janë dhe fatura e dritave.

Në një intervistë për ‘News24’ Rama theksoi se nëse nuk paguhet energjia elektrike, rrezikohet black-out në këtë sektor.

“Nëse vendim që mos të paguhet energjia, atëherë vendosim që të bëjmë Shqipërinë black-out. Se kuptoj se për çfarë arsye nuk duhet të paguhet energjia, ndërkohë që pagën do ta marrësh njësoj, duke ndenjur në shtëpi. Ka vende të zhvilluara që mund të bëjnë shtyrje, por s’jemi ndër ta. Ne mezi e kemi ngritur atë sektor dhe atë kompani. Pasi ajo duhet për sot dhe për nesër. Duhet pastaj dhe për në korrik e shtator. Dhe kur lufta të mbarojë, është në natyrën njerëzore që të gjithë do ta harrojmë. Do ta mbajmë mend mirë koronën se sa gjëra të lezeçme ndodhën dhe do qeshim me faktin se njerëzit s’dalin nga shtëpia.”, tha Rama.

Shpërndaje