EMRI/ I përfshirë në skandalin e mikrokredive, vetëvritet 45 vjeçari…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të shtune në Tiranë, ku një 45 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Bëhet fjalë për Olsi Ibro, i përfshirë në skandalin e mikrokredive. Ibro ka pasur në pronësi për një periudhë të gjatë kohore shoqërinë MCDA që u vendos në sekuestro një ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës.

Kohët e fundit kjo shoqëri ishte në pronësi të bashkëshortes së tij Elda Ibro, që po hetohet me masën e arrestit shtëpiak. Ndërsa ndaj Olsi Ibros deri në këtë fazë hetimore nuk ka patur asnjë masë sigurie.

Sipas prokurorisë në skemën janë të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 mijë kredi të këqija që u blenë nga një banka Prokredit me vlerë totale rreth 7.3 milion euro u përdorën për një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra në këtë banke, të rimerrnin kredi me interesa edhe me te larta dhe më pas iu bllokonin përmes shoqërive përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet.

Sipas prokurorisë, tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar së bashku duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind për debitorët.

Shpërndaje