Policia rrugure e Shkodres arreston 24 vjeçarin i cili po drejtonte makinen në gjendje të dehur…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. F., 65 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kanosur një 31-vjeçare.

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S. H., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi kishte vendosur pa lejen përkatëse, një kontenier metalik, në fshatin Pulaj, në tokën e tij;

-F. Gj., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ndryshuar regjimin e tokës publike, në afërsi të lagunës së Vilunit, duke hedhur inerte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje