AMP ka arrestuar ish-oficerin e policisë.
Ish-oficeri i policisë, 29 vjeç, u shpall në kërkim dy vite më parë, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘shpërdorim detyre’, më konkretisht ai ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Ungrej.
Gjykata e Shkollës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka vendosur ndaj të riut masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
“Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë ish-oficeri u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.“, thuhet në njoftimin e policisë.