Ndërtoi pa leje, arrestohet 42 vjeçari në fshatin Zogaj…

Shpërndaje

Shkodër

•Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin A. R., 42 vjeç, banues në Zogaj, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

•Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. M., 58 vjeç dhe M. M., 83 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P. M., 73 vjeç, banues në fshatin Midh se këto dy shtetas e pengojnë, duke i pamundësuar vaditjen tokës së tijë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Kçar I Poshtem, për vepren penale “Trafikim i mjeteve motorike” pasi automjeti që ky shtetas ia kishte shitur një shtetasi tjetër rezultonte i vjedhur në Itali.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasit

  • L. C., 46 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;
  • B. Sh., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar një tricikel, në gjëndje të dehur;
  • P. Sh., 70 vjeç, banues në fshatin Qerret , pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje