Myftinia Shkodër për të 12 vit radhazi vijoi traditën e zhvillimit të konkurseve me fëmijë të mejtepeve të xhamive në qytet dhe zonat përrreth.
Halluni vuri theksin tek rendësia e edukimit të fëmijëve duke frymëzuar besim, respekt, traditë dhe atdhedashuri.
Fëmijët e kurseve të 50 xhamive u bënë bashkë në konkursin më të madh i cili krahas testimit të njohurive erdhi edhe si një aktivitet me lojra sportive dhe zbavitëse.