Publikohen të dhënat e censit, ja sa banorë ka Shqiperia…

Shpërndaje

Shqipëria rezultoi me 2,412,113 banorë sipas rezultatit të censit 2023 më rënie 13.8 për qind nga censi 2011, sipas të dhënave të sotshme të INSTAT.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se, Censi është një fotografi e çastit që i referohet datës 17 tetor. Sipas saj, gjatë tre dekadave të fundit në demografinë e vendit kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Censet kanë ofruar të dhëna të vlefshme për të hartuar politika më të mira në të gjitha fushat, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ajo tha se Censi plotësoi një nga kushtet për negociatat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të popullsisë. Në u përballem me sfida tha ajo për zhvillimin e këtij censi që nga tërmeti, të pandemia dhe gjetja e punonjësve në cdo njësi gjeografi të vendit.

“Aplikuam teknologji dhe ndeshëm sfida në marrjen në informacionin në terren. Kemi punuar me seriozitet. Siguria që të dhënat të jenë të mbrojtura ishte një sfidë. Përdorëm një sistem gjeo-hapsinor të digjitalizuar dhe metodologjitë shin të harmonizuara me standardet”, tha ajo

100 vite nga censi i parë, shqiptarët po tkurrën

Në 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë zyrtarisht është 2,793,593 persona me një rënie 1.3% nga viti 2020. Kjo ecuri është më negative se, skenari pesimist i projeksioneve të INSTAT për ecurinë e Popullsisë 2019-2030. Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë, duke bërë një kthesë historike që kur tregojnë të dhënat zyrtare të regjistrimit të popullsisë në vend.

Regjistrimi i parë i popullsisë nga shteti i pavarur shqiptar rezulton në vitin 2923 nga qeveria e Nolit, ku në vend rezultuan 823 mijë banorë. Që nga kjo në Shqipëri janë bërë gjithsej 11 regjistrime të popullsisë me periodicitet një herë në 10 vite.

Në kohë e mbretit Zog, në vitin 1930 u bë një regjistrim tjetër në bazë të deklarimi i lirë i moshës për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit, ku popullsia e regjistrua rezultoi 833,600 banorë me një shtesë 19,200 banore ose 2.4% më shumë se më 1923. Më pas regjistrimi i popullsisë nuk u krye përgjatë 15 viteve pasi vendi u përfshi në luftën e dytë botërore. Regjistrimi parë pas luftës u bë nga qeveria komuniste e Enver Hoxhës në vitin 1945. Regjistrimi u krye kryer në një ditë (“dita me ndalim qarkullimi”), më 30 shtator 1945 dhe popullsia rezultoi me 1,122,000 banore me një rritje 288 mijë banore ose 34.6% më shumë se nga regjistrimi i vitit 1930.

Një regjistrim tjetër u bë 5 vite me vonë më 1950, po nga regjimi komunist që ndër të tjera kishte për qëllim rindërtimin i regjistrit të gjendjes civile. Në këtë vit popullsia rezultoi 1,218,900 persona me zgjerim 8.6 % në pesë vite. Në këtë periudhë nisi rritja e shpejtë e popullsisë që u nxit nga emigracioni zero dhe normat e larta të lindshmërisë për grua. 10 vite më vonë në 1960 popullsia e Shqipërisë u zgjerua edhe me 33.4 për qind, duke arritur në 1,626,300 banorë. Në vitin 1960 u krye në të njëjtën ditë edhe censi i Popullsisë dhe ai i Banesave u kryen.

Regjistrimi i radhës u bë në vitin 1969, ku popullsia e vendit kishte arritur në 2,068,200 banorë, 441 mijë banorë më shumë ose +27%. Në këtë regjistrim u kryen më shumë pyetje në lidhje me karakteristikat sociale e ekonomike të popullsisë.

Në censin e vitit 1979 popullsia e Shqipërisë shënoi 2,590,600 banorë ose 25% se në vitin 1969, ku për herë të parë u përfshinë pyetje për fëmijët e lindur dhe ata akoma gjallë. 10 vite më vonë  me 1989 u bë regjistrimi i fundit i popullsisë nga regjimi komunist, ku numri i banorëve të regjistruar ndonjëherë brenda territorit zyrtar të Shqipërisë arriti në 3,182,400 banorë me një zgjerim 23 % në një dekadë. Ky cens ka ndjekur pjesërisht rekomandimet e Kombeve të Bashkuara. Gjatë regjimit Komunist popullsia e Shqipërisë u zgjerua me 183 % ose me rreth 2 milionë banorë. Zgjerimi i shpejtë i popullsisë solli edhe fundin e regjimit komunist, pasi në një ekonomi totalisht të mbyllur burimet e brendshme ishin të pamjaftueshme për një popullsi të re në moshe që po rritej shpejt.

Në 30 vitet e tranzicionit janë kryer vetëm dy regjistrime ai i vitit 2011 dhe i vitit 2011. Emigracioni masiv që nisi në fillim të viteve 1990 e pakësoi popullsinë e vendit me 158 mijë persona nga 1989 më 2001 me një reduktim 5 %. Emigracioni ishte i lartë në këtë periudhe, por vendi ende po përjetonte norma të larta të lindshmërisë. Censi i fundit me 2011 u krye bazuar në deklarimin e lirë dhe shtimin e pyetjeve për emigrimin ndërkombëtar, ku popullsia e vendit rezultoi 3,023,734 banorë.

Në censin e vitit 2011 popullsia u reduktua me tej në 2,831,741 banorë ose -6.3% më pak se regjistrimi i vitit 2001. Censi  i vitit 2011 u realizua në përputhje e plotë me rekomandimet ndërkombëtare. U mblodh informacion për përkatësinë fetare dhe përkatësinë etnike bazuar në deklarimin vullnetar të çdo individi dhe u vu në përdorim harta dixhitale përmes Sistemit Informativ Gjeografik.

Censi i radhës ishte programuar për vitin 2020, por fillimisht u shty për shkak të pandemisë, me 2021 për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe këtë vit për arsye të bllokimit të tenderit të tabletave.  Sipas INSTAT Censi i radhës synonte mbledhja e Numrit Personal të Identifikimit (ID), krijimin e një data bazë me të dhënat historike të Censeve, i aksesueshëm për përdoruesit, prodhimin e treguesve në kuadër të OZhQ,  Ri-inxhinierimin e Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS), mbledhjen e të dhënave përmes tabletave dhe ndërtimin e regjistrave statistikorë të Popullsisë, Ndërtesave dhe Banesave bazuar në të dhënat e Censit.

Sipas të dhënave nga matjet vjetore të INSTAT popullsia e Shqipërisë me 1 janar 2022 ishte 2,793,592 persona me një tkurrje 14 % nga viti 1990./Monitor/

Shpërndaje