Zjarret e rëna gjatë ditëve të fundit për komandantin e sherbimit në repartin zjarrëfikës Shkodër, Edison Suma, nuk janë normale. Referuar viteve të shkuara vera më së shumti sjell raste në terrene të hapura , kryesisht në male dhe pyje.
Pavarsisht dëmeve material, reparti zjarrëfikës në Shkodër ka arritur që të menaxhojë situatat pa dëme në njerëz.
Krahas Shkodrës, aktualisht reparti zjarrëfikës në Shkodër , pavarësisht numrit të pakët të efektivëve , po mbulon edhe zonën e Velipojës.