Humbi jetën në plazhin e Velipojës, identifikohet 70-vjeçari…

Shpërndaje

Është identifikuar 70-vjeçari që humbi jetën mesditën e sotme në plazhin e Velipojës.

Sipas policisë i moshuari është identifikuar si R.B me shtetësi malazeze. 70-vjeçari ka qenë duke u larë në det dhe dyshohet se ataku kardiak është shkaktari i humbjes së jetës.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shpërndaje