Policia e Shkodres asgjeson 4167 fidanë kanabis…

Shpërndaje

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kontrolleve:

-në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Postribë, u gjetën në total 3789 fidanë cannabisi (të mbjellë në kubikë dhe në tokë);

-në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën 378 fidanë cannabisi dhe 412 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje