Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 8 muaj burgim, për vepren penale “Vjedhja”.
•Në vijim të informacionit të dhënë për një rast të publikuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, sqarojmë se në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht shtetasi M. Gj., 36 vjeç, banues në fshatin Kerraj.
Ky shtetas në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, ka mbajtur në mënyrë të pa drejtë djalin e tij 13-vjeçar, duke mos e lënë të shkonte te nëna e tij.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. V., 54 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi në fshatin Bogë, pa lejen përkatëse.
-P. G., 62 vjeç, pasi është konstatuar duke hapur një rruge të re, në fshatin Bogë, pa lejen përkatëse.
•Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin G. B., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka bërë kallzim shtetesja F. D., 50 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të hyjë në banesën e kësaj shtetaseje për të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.