Shpërthim me lëndë plasëse automjetit të policit në Shkodër…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit Kastriot Selimaj, 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve

Shpërndaje