Punonjësi i zyrës së Prokurimeve në Bashkinë e Shkodrës, Ermal Dizdari është dhunuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës së tij. Autori ende nuk është identifikuar dhe as motivet ende nuk janë zbardhur nga policia. Dizdari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Burimet thanë se i është bërë skaneri dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është në gjendje koshiente.
Përveç hemorragjisë, ka një frakturë në ballë, plagë në kokë.
Policia në njoftim për mediat tha se “rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, Ermal Dizdari, 49 vjeç. Vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.
Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, informoi sot policia e qytetit
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.