Për të disatin vit me rradhë është zhvilluar censusi i Pelikanit Kaçurrel në liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe në Velipojë .
Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër
shprehet se nga viti në vit vërehet se ka një rritje të numrit të individëve të regjistruar.
Macaj thekson se situata dhe gjendja e Pelikanit Kaçurrel këtë vit është shumë e mire, ndërsa thotë se këtë vit janë numëruar 70 individë.
Sipas te dhënave nga Administrate e Zonave të Mbrojtura në Shkodër, gjatëe këtij censusi kanë rezultuar 70 individë pelikani, nga ku 10 individë juvenilë dhe 60 individë adult.