Aksident në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit. Një turist nga Gjermania mbeti i bllokuar mes thepave të malit…

Shpërndaje

Aksident në Majën e Harapit në fshatin turistik të Thethit. Një turist nga Gjermania mbeti i bllokuar mes thepave të malit, shtetasi Timo Misler, 34 vjeç. Fillimisht ka shkuar helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpëtuar por ka qenë e pamundur.

Më pas herën e dytë ka ardhur një helikopter i forcave të ushtrisë dhe më pas është arritur që të nxirret nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar duke arritur që të shpëtojë me ndërhyrjen e dytë nga ajri. Në këtë operacion një ndihmesë të madhe dhanë edhe banorët e zonës së Thethit duke u vënë në gatishmëri për të shpëtuar turistin gjerman.

Kujtojmë se rastet e humbjes së jetës të turistëve të huaj në Theth apo rastet e aksidenteve po kthehen në një shqetësim pasi ata kërkojnë të eksplorojnë zona ku nuk rekomandohet kalimi. Turisti gjerman që u shpëtua është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje