Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët e disa fshatrave në njësinë administrative Rrethina, mes tyre edhe ai Grudë e Re.
Ky fshat nuk furnizohet me ujë të paktën prej 10 vitesh, por banorët, të cilët nuk e kanë mundësinë për ta blerë, shprehen se detyrohen ta mbushin kudo dhe të detyruar nga halli e konsumojnë ujin për ta pirë.
Mungesa e ujit të pijshëm vijon të mbetet një problematike e pazgjidhur në njësinë administrative Rrethina.