Gjimnazet jopublike të Shkodrës “Pjetër Meshkalla” dhe “Haxhia Sheh Shamia” u bënë bashkë në prezantimin e projektit “Të rinjtë përballë, alkoolit, duhanit dhe rrjeteve sociale”. Projekti ka në fokus rininë shkollore që të angazhohen në një nisëm të re kundër këtyre fenomeneve. Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadija tha se në gjimnaze po implementohet tashmë paketa e sigurisë, duke zgjeruar kështu perimetrin duke lufutar shitjen dhe konsumimimin e substancave narkotike në shkolla.
Nxënësit e gjimnazeve, iniciatorë të këtij projekti, këshillojnë bashkësmoshtarët e tyre që të distancohen nga këto fenomene negative sociale.
Aktiviteti u organizua në kuadrin e “Projektit Qytetar 2023-2024”, i cili implementohet nga Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.