Pas Britanisë, “Air Albania” ndërpret udhëtimet edhe me Turqinë

Shpërndaje

Mesditën e sotme u njoftua se qeveria ka marrë vendimin për pezullimin e fluturimeve me Britanine, ndërkohë që në bazë të një njotimi të bërë së fundmi, mësohet se nga Aeroporti “Nënë Tereza” do të ketë ndërprerje të fluturimeve edhe me Stambollin.

Me një shënim në Facebook, TIA bën me dije se ‘Air Albania’ ka njoftuar pezullimin e fluturimeve të darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), Air Albania ka njoftuar se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 Mars 2020 deri më 30 Mars 2020.

Fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara.

Për veprime të mëtejshme, ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Tirana International Airport

Shpërndaje