Orientimi i të rinjve drejt profesioneve që garantojnë dhe kanë kërkesa të larta për punësim duket se po jep efektet e veta.
Ky është Adlir Kopshtari i cili prej pak kohësh është regjistruar në kursin e instalimeve elektrike.
Adliri thotë se ky profesion do ta ndihmojë të integrohet në tregun e punës.
33 vjeçari dëshiron të qëndrojnë në vend, duke parë edhe kërkesat që ka vendi për këtë profesion.
E hapur rreth 30 vite më parë, Qendra e Formimit Profesional e ka rritur aktivitetin e saj në disa drejtime .
Nga dy kurse që kishte në fillimet e saj, Qendra e Formimit Profesional në Shkodër aktualisht ofron mbi 30 të tilla, ku mbi 200 kursant po ndjekin këto formime profesionale aktualisht.