Rruga e Bërdicës drejt degradimit, banorët: Prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje…

Shpërndaje

Prej shumë kohësh segmenti i vjetër që lidh Shkodrën me Velipojën vuan mungesën e investimeve .

Në këtë aks, me gjatësi rreth 3 km, ndeshesh  më një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi  e sinjalistikës dhe e mbrojtjeve anësore si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia, duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh  .

Banorët e fshatit Bërdicë thonë se prej me shumë se 5 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje.

Ndërtimi i rrugës së re Shkodër – Velipojë ka bërë që kjo zonë të lihet në harresë.

Banorët e Berdicës shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për rehabilitimin e këtij aksi dhe kthimin në kushte normale për  qarkullimin e automjeteve  dhe të banorëve.

Shpërndaje