Fermeri në Shkoder që kultivon rukola/ Prej më shumë se 10 vitesh merret me kultivimin e Rukolës…

Shpërndaje

Prej më shumë se 10 vitesh fermeri Hilmi Zeneli merret me kultivimin e Rukolës.
Ai tashmë është i njohur në Shkodër për prodhimin e kësaj kulture mbi të cilën e ka të bazuar edhe ekonominë e tij familjare.

Në lagjen Bahçallëk të Shkodrës, aty ku ka edhe pronën e tij, Hilmiu ka ngritur edhe serrat e tij , në një sipërfaqe rreth 1 dynym.Hilmiu tregton prodhimin e tij në disa qytete të vendit ndërsa prodhimi është bio, me pleh organik.Në këtë serë përveç rukolës, prodhohet edhe majdanoz, mente dhe domate,ku kryesisht farërat janë vendase por edhe të importuara nga jashtë.

Shpërndaje