Shiroka mahnitëse edhe për të huajt/ Bashkia Shkodër vendos dy varka turistike në dispozicion të vizitorëve…

Shpërndaje

Katër kilometër larg qytetit, në bregun e Liqenit të Shkodrës, rrëzë malit të Taraboshit, pika turistike e Shirokës është padyshim një nga më të veçanta që të josh për të qenë pranë saj. Rasim Shahini është 60- vjeçari i cili prej vitesh e frekuenton Shirokën. Ndonëse aftësitë e tij janë të kufizuara, kjo nuk e pengon të kujdeset për të mirëmbajtur bregun e liqenit.

Krahas pushuesve vendas, së fundmi edhe të huajt janë tërhequr nga bukuria dhe klima që ofron kjo pikë turistike.

Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës këtë të enjte ka sjellë dy varka të veçanta turistike në Shirokë do të jenë në dispozicion të vizitorëve që duan të vizitojnë liqenin.

Shpërndaje