“Ligji i ri” anti-duhan në Shqipëri, kush do të dënohet 8 deri 16 vite burg…

Shpërndaje

Gjoba 500 mijë lekë deri në 8 vite burg do të dënohen të gjithë ata persona që i shesin duhan, cigare elektronike, nargjile, puro, personave nën 18-vjeç në Shqipëri. 

Dy projektligje të deputetëve socialist Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, synojnë të ashpërsojnë masat ndëshkuese për shkelësit e ligjit, të cilët u shesin duhan të rinjve nën 18-vjeç. Konkretisht në Kodin Penal propozohet të shtohet një nen 288/c, ku përcaktohet se ata persona që tregtojnë këto produkte tek të rinjtë nën 18 vjeç që janë ndëshkuar më parë do të gjobiten nga 100-300 mijë lekë ose burg deri në 6 muaj. 

Në rast të përsëritjes së shkeljes, gjoba do të jetë 300-500 mijë ose burg nga 6 muaj deri në 1 vit. Kur si pasojë e kryerjes së veprës penale të parashikuar në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, ka ardhur dëmtimi i rënde i shëndetit të të miturit, dënimi është nga 4 deri në 8 vjet burgim. 

Ndërsa në rastet kur shkaktohet vdekje prej këtyre produkteve, dënimi – do të jetë 8 deri ne 16 vjet burgim. Në relacion theksohet se këto masa ekstreme propozohen për shkak se është rritur numri i fëmijëve që konsumojnë duhan dhe cigareve elektronike.

Shpërndaje