Presidenti Begaj në Malësi të Madhe/ Presidenti po zhvillon vizitë me rastin e 113-vjetorit të ngritjes së flamurit…

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot turin e tij dyditor të vizitës në Malësinë e Madhe. Ai u prit fillimisht nga Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, në krah të të cilit ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.

Presidenti Begaj zhvilloi takimin e tij në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe me anëtarë, intelektualë, gazetarë dhe
artistë të kësaj treve.

“Për mua është shumë me vlerë të dëgjoj qytetarët. Jam njëri nga ju”, u shpreh Presidenti para të pranishmëve. Më tej Presidenti theksoi rëndësinë e vizitës së tij në një zonë me vlera të trashëgimisë kulturore. Vizita e Presidentit Begaj lidhet me 113-vjetorin e ngritjes së flamurit në majën e Deçiçit.

Shpërndaje