Gjykata e Shkodres dënon Davide Pecorellin, ja sa vite du vuaj italiani…

Shpërndaje

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali në mënyrë më shumë se të guximshme.

Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.

Kujtojmë se nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias rezultoi se, në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri.

Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali).

Shpërndaje