Detaje të reja janë mësuar nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të marte në Velipojë.
Siç edhe është raportuar një person ka mbetur i plagosur i identifikuar si shtetasi Emiljano Paloka 27 vjeç.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe i është nënshtruar një operacioni.
Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti mes dy komshinjve.
Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.