Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i shoqëruar nga kryetari i këshillit bashkiak dhe drejtues të bashkisë, përkujtuan sot të rënët e 2 Prillit 1991, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, duke vendosur sot kurora në Memoralin kushtuar Dëshmorëve të Demokracisë.
“2 Prilli 1991 ishte dita që i tregoi të gjithëve që totalitarizmi nuk largohet vetë, atë e mposhtin njerëzit.
Shkodra ia dëshmoi këtë gjithë Shqipërisë, fatkeqësisht edhe me jetën e katër bijve të saj.
Me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, shoqëruar nga Kryetari i Këshillit Bashkiak e drejtues në institucionin tonë kemi vendosur sot kurora në Memoralin kushtuar Dëshmorëve të Demokracisë,” shkruan Beci në rrjetin social Facebook.
Pas ceremonisë përkujtimore pranë Memorialit, kryebashkiaku Beci priti në një takim në zyrën e tij familjen Bishanaku.
“Mirënjohje e respekt për katër dëshmorët, familjarët e tyre dhe gjithë nxënësit, studentët e qytetarët që nga Shkodra nisën rrugën e lirisë!”, shprehet ai.