Shkoder/ Pasioni për peshkimin e shoqëron Gëzimin që në fëmijëri…

Shpërndaje

Thujase çdo ditë Gëzimin e gjen buzë bregut të lumit Buna ose pranë liqenit të Shkodrës ku gjuan peshk.

Ai tregon se pasionin i tij për peshkimin është që në fëmijërinë e tij, të cilin e ka të trashëguar nga babai dhe gjyshi .

Më shumë se nevojë ekonomike peshkimi për 68 vjeçarin është një hobi.

Ndërsa tregon për llojin e peshkut që është në këtë kohë, Gëzimi thotë  se peshku po dëmtohet nga gjuetia e paligjshme.

Edhe pse nuk mungojnë rastet kur nuk arrin të dalë ashtu si e mendon, falë pasionit të tij, ai vijon  peshkimin të cilin thotë se do ta ushtrojë deri sa të ketë force.

Shpërndaje