Ura e ngushtë e Bardhajve/ Banorët kërkojnë zgjerimin e saj duke qenë se lidh mijëra banorë me qytetin…

Shpërndaje

Është kthyer në problem të madh për banorët e sidomos për drejtuesit e mjeteve. Bëhët fjalë për urën disavjeçare që lidh fshatrat Bardhaj , Bleran, dhe Bardhanjor me qytetin e Shkodrës. Në të dy hyrjet e daljet e urës automjetet qëndrojnë duke pritur njëra-tjetrën.

Ura ka një sens lëvizje dhe është bërë shpeshherë shkak jo vetëm për bllokimin e trafikut, por edhe konflikte banale, tregojnë banorët. Përpos ngushtimit të saj, ura atëherë ka pësuar dëmtime veçanërisht në këmbët e saj prej betony.

Kjo urë është tepër e rëndësishme të bëhet me dy sense lëvizje, duke qënë se është e vetmja nyje lidhëse më e shkurtër me qytetin. 

Shpërndaje