Është liruar nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci. Ky i fundit u arrestua në korrik të vitit 2023 me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Tuci së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku, lejuan hapjen e një segmenti të ri rrugor rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.
Ish-kryebashkiaku ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. Dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, është 234 milionë lekë, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.