Punonjëse në doganë, 62-vjeçarja tregon për shpërthimin në oborr: Ishim zgjuar për syfyr…

Shpërndaje

Një shpërthim me tritol ka tronditur 62-vjeçaren Frida Sala, banuese në lagjen “Tom Kola”, Shkodër.

E moshuara, e cila është punonjëse në Doganën e Hanit të Hotit, thotë se nuk ka konflikte me asnjë person dhe nuk e di pse mund t’i kenë vendosur tritol në oborr. Ajo thotë se shpërthimin e ka dëgjuar kur është zgjuar për syfyr bashkë me djalin e saj.

Në dëshminë e saj në polici, 62-vjeçarja e cila punon në Doganën e Hanit të Hotit, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd. Ajo thotë se ishte zgjuar herët në mëngjes për të ngrënë syfyr për muajin e Ramazanit, bashkë me djalin e saj, kur kanë dëgjuar shpërthimin.

“Jemi zgjuar me djalin në mëngjes për të ngrënë syfyrin për muajin e ramazanit. Kemi dëgjuar shpërthimin së bashku me djalin, dhe menjëherë kemi njoftuar policinë. Nuk kemi konflikt me askënd. Nuk di arsyen pse mund ta kenë bërë”.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje, policia ka marrë pyetje edhe Dori Salan, djalin e 62-vjeçares. Ai ka treguar se punon në një kompani interneti dhe se nuk e di kush mund t’u ketë vendosur tritol në shtëpi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit./joq/

Shpërndaje