Ligji për Zonat e Mbrojtura, Piroviq: paraqet një kërcënim të madh për këto ekosisteme…

Shpërndaje

Ligji për Zonat e Mbrojtura, që lejon ndërtimin e resorteve masive turistike me “5-yje” në shkallë të gjerë brenda Zonave të Mbrojtura, ka ngjallur shqetësim të madh tek Shoqëria Civile mjedisore.

Ligji i ri paraqet një kërcënim të madh për këto ekosisteme,  pasi ndërtimi i resorteve masive brenda këtyre zonave mund të dëmtojë këto zona thonë ambientalistët .

Ambientalistët nuk janë kundër zhvillimit të turizmit, por kërkojnë që këto investime të mos bëhen në zona të mbrojtura.

Sa i takon zonave të mbrojtura në qarkun Shkodër ,ligjii ri parashikon se në Theth ,nga 2630 ha sipërfaqe që ka kjo zonë, do kthehen në zonë ndërtimi 120 ha, ndërsa në parkun e Liqenit të Shkodrës ,nga 26.5 ha që ka kjo zonë, do të kthehen në zonë ndërtimi 19 ha./rtshshkodra/

Shpërndaje