Atentati ndaj policit në Shkodër, Artan Hoxha zbulon se kush e shiti efektivin!…

Shpërndaje

Gazetari Artan Hoxha dhënë sërish detaje lidhur me atentatin ndaj Gjergj Ndërshtiqajt, në Shkodër, kur ndaj tij dhe kunatit, u derdhën 4 karikatorë kallashnikovi.

I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se studenti i Akademisë së Sigurisë ka punuar vjet në zonë e Shoshit me risk të lartë me mbjelljen e kanabisit dhe ai mund të ketë raportuar, por është tradhtuar nga shefat lart.

 “Ngjarjet pa i lidhur me njëra-tjetrën duken sporadike. Kjo është një ngjarje që e ndjekim për ngjarjet që janë shënuar kundër oficerëve të policisë, bizneseve, shtëpive dhe makinave. Gjergj Ndërshtiqaj është student në Akademinë e Sigurisë dhe më pas hynë në Policinë e shtetit. Ka punuar në terren në zonën e Shoshit, me risk të lartë të kultivimit të kanabisit. Ky ka dokumentuar çfarë ka ndodhur. Dikush atje lart që ka bërë marrëveshjen e ka shitur. 

Policia më e akuzuar që ka qenë e pamundur ka qenë kjo e Shkodrës. Fatmirësisht, oficeri i policisë i ka mbijetuar sulmit. Është qëlluar me 4 karikatorë, makina shpërtheu, ai ka shpëtuar dhe Zoti ka dashur ta shpëtojë.

Pista kryesore është për shkak të detyrës, raportimeve që ka patur vitin e kaluar për kultivimin e kanabisit dhe ndoshta u është thënë se provat kundër jush i ka mbledhur Gjergj Ndërshtiqaj.

Autorët nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë kërcënuar edhe familjen e oficerit të policisë dhe do të tentojnë ta bëjnë sërish. Ndaj kemi oficerë që kanë marrë familjet dhe kanë ikur nga vendi.

Kjo ngjarje duhet të shërbejë për të hetuar të gjitha ngjarjet ndaj oficerëve të policisë dhe jo nga policia lokale. Vjet iu vu eksploziv banesës së shefit të krimeve. Këto ngjarje kaq të shpeshta, e bëjnë të qartë se me kë kemi të bëjmë dhe me çfarë nivel krimi”, tha Hoxha.

Shpërndaje